Ndër problemet më të mëdha viteve të fundit në Kosovë është ndotja e ajrit, madje përmasat e ndotjes janë alarmante dhe tejet shqetësueses.
Automjetet, termocentralet e djegia e qymyrit janë ndër faktorët kryesor të cilët ndikojnë direkt në ndotjen e ambientit. Pashmangshëm se e tërë kjo paraqet një rrezik të madh për shëndetin e njeriut, duke u bërë edhe shkaktarë i vdekjeve për shkak të sëmundjeve, si ajo e mushkërive, astmës, kancerit dhe sulmeve në tru.
Sipas pulmologes, Rukije Mehmeti, moshat më të prekura nga ndotja janë të moshuarit dhe fëmijët, e vecanërisht personat me sëmundje kronike, të cilët duhen të shfrytëzojnë patjetër alternativa mbrojtëse.
Simptomat që shfaqen janë të ndryshme e po ashtu edhe format se si mund të mbrohemi.
Kur jemi tek mbrojtja nga ky ajër i ndotur, “MaskMe” ka ofuar një zgjidhje tejet praktike dhe të veçantë të maskave si për nga ndërtimi ashtu edhe për nga funksioni.
Përveç maskave, kujdes i veçantë i është kushtuar edhe paketimit.
Pos tjerash, këto maska mund të sigurohen edhe online. Në këtë mënyrë do të kontribuoni në ruajtjen e shëndetit tuaj në këto ditë kur ndotja po paraqet një rrezik të madh për secilin.