Instituti Epik, nëpërmjet një reagimi ka bërë të ditur 1/3 e studentëve nga bursa Skema e Profesionistëve të Rinj (Young Cell Scheme – YCS), presin të ofrojnë kontributin në institucionet e Republikës së Kosovës. Sipas këtij Instituti, kjo gjë nuk po ndodh.
“Gjatë vitit 2019, shoqëria civile, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtar, ka monitoruar zbatimin e bursës YCS dhe njëkohësisht jemi zotuar se do të vazhdojmë të përcjellim zhvillimet sa i përket bursës YCS dhe punësimin e bursistëve në institucionet shtetërore me qëllim të krijimit të një administrate me integritet, të pavarur dhe profesionale dhe në shërbim të qytetarëve. Në këtë drejtim, shprehim shqetësim që nga 50 bursistë të cilët kanë përfunduar studimet e tyre master gjatë vitit 2019, 1/3 e tyre ende nuk janë punësuar brenda institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagimin e Instituti Epik.
Në këtë kontekst, ky Institut ka përmendur faktin se janë 50 bursistë me kualifikime të jashtëzakonshme, por që nuk kanë asnjë angazhim institucional.
“Ftojmë të gjitha institucionet shtetërore për punësimin sa më të shpejtë të bursistëve nga bursa YCS me qëllim të evitimit të rrezikimit të bursës dhe mundësive për gjeneratat e ardhshme dhe avancimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të reagimit të Institutit Epik.