Takimi Kurti-Mustafa përfundon pa marrëveshje

Takimi i sotëm i krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, nuk ka rezultuar me arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.

Dështimin në arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar për Telegrafin burime nga dy partitë brenda takimit, të cilat kanë thënë se LVV dhe LDK në takimin e sotëm nuk kanë arritur të pajtohen në ndarjen e pushtetit për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Pas takimit që ka zgjatur mbi dy orë, zyrtarët e lartë të dy partive, që morën pjesë në takim, kanë dalë nga Kuvendi pa folur para mediave.

Reklama e sponzorizuar

Mësohet se Kurti e Mustafa janë dakorduar që të vazhdojnë takimet në arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.