Vazhdojnë largimet nga puna në Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës në gusht ishte përballur me disa protesta. E sipas përfaqësuesve të sindikatës së aeroportit, ajo hallakam tash po ndikon me largimin e punëtorëve.

Së fundmi nga kjo ndërmarrje janë larguar nga puna edhe tre punëtorë.

Krasniqi thotë se personave të larguar iu ofrua degradim i pozitës ose largim nga puna

Reklama e sponzorizuar

Deri para 10 ditësh, punonin si operator në Skanim ose Agjent të Gjërave të Humbura, në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Por Naser Vuça, Jeton Abdullahu e Fahrije Bajgora, më 17 janar morën një njoftim, që nuk u la shumë zgjidhje.

Atyre kompania LIMAK, u kërkoi që të tranferohen në departamentin e pastrimit.

E refuzimi i këtij pozicioni të ri, do të pasonte me largim nga puna.

Kështu së paku thuhet, në njoftimet që tre puntorët kanë pranuar nga kompania Limak.

“Për fat të keq ju keni dështuar dy herë në testin e datës 31 tetor dhe 07 nëntor 2019 dhe për këtë arsye ju nuk mund të vazhdoni të punoni më gjatë në pozicionin e Agjentitt të Gjërave të Humbura & Gjetura dhe të informacionit LKIA”

“Në këto rrethana dhe në zbatim të paragrafëve 1.2 dhe 2.3 të paragrafit 1 të nenit 70 të Ligjit të Punës, ju ofrojmë që të transferoheni në pozicionin e Pastrimit të Avionëve”

“Ju ftojmë në një takim që do të zhvillohet në zyrat Burimet Njerëzore, në LKIA më 23.01.2020 në ora 10, në mënyrë që të diskutoni kushtet e reja të punësimit nëse pranoni të transeferoheni në pozicionin e ri të të porpozuar nga LKIA”

E Kryetari i Sindikatës së Aeroportit, Bashkim Krasniqi ka thënë se këto largime, po vinë në shenjë ‘hakmarrje’, për protetat e gushtit të 2019’ës.

Sidomos, ndaj atyre puntorëve që kanë qenë më të zëshëm.

Sipas Krasniqit, që nga koha e protestave, puntorët janë përballur me probleme të shumta.

Ndërkohë, Sindikata e Puntorëve të Aeroportit i ka bërë tashmë një kërkesë të shkruar punëdhënësit, duke i kërkuar ndaljen e menjëhershme të diskriminimit e hakmarrjes ndaj puntorëve.

Numri i punëtorëve, që janë larguar nga puna që nga koha kur punëtorët e aeroportit kanë protestuar për mosdiskriminim e përmirësim të kushteve të punës, ka arritur në 6.