Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelorë në Prishtinë, e cila i ka liruar nga të gjitha akuzat të gjithë të akuzuarit në rastin e njohur si “Pronto”.
“Me gjithë provat e publikuara nga “Insajderi” prapë lirohen të gjithë protagonistët e rastit “Pronto”. Kjo tregon për kapjen e shtetit nga PDK edhe pse këto prova ishin të publikuara me zë, prapë ky trup gjykues nuk i merr parasysh”, ka shkruar Bajqinovci.
Sipas tij, shtetit i duhet urgjentisht ligji i vetingut që të s’pastrohen gjykatat nga gjykatës të cilët marrin vendime arbitrare.
“Çfarë prova tjera duhet Grabovci and Co të dënohen. Turp”, shkruan tutje Bajqinovci.