E hëna e 20 janarit ka nisur “furishëm” më ngjarjet politike në vend. Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar te presidenti Thaçi mandatimin e Albin Kurtit për kryeministër.
Pavarësisht se nuk ka ende marrëveshje me LDK-në, Kurti krye në vete ka vendosur që të nisë procedurat finale për formimin e Qeverisë.
Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar një mbledhje jo të zakonshme.
Portali Indeksonline raporton se Mustafa ka ftuar në mbledhje Kryesinë e LDK-së nesër në orën 14:00.
Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, por kontakti me të përmes telefonit ka qenë i pamundur.
As disa nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së nuk e kanë hapur telefonin gjatë të hënës.