Berat Ganiqi, zyrtar ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, ka pyetur se kush do të ishte ajo figurë që LDK do ta sakrifikonte për ta vënë në pozitën e kryeparlamentarit, raporton Gazeta Express.
Përmes një publikimi në llogarinë e tij në Facebook, Ganiqi thotë se nuk e di cila është kjo figurë që LDK-ja do të pranonte të sakrifikonte për vetëm një vit si kryeparlamentar.
“Unë, nuk po di kush qenka ai/ajo figurë brenda LDK-së që po dëshiron me u sarifiku për 1 vit si kryeparlamentar e pastaj të zëvendësohet”, ka shkruar ai.
Pozita e kreut të Kuvendit, ku është emëruar Glauk Konjufca me 26 dhjetor po i lë tash e sa muaj dy partitë pa marrëveshje.