Ka shumë ekipe ekspertësh të cilët e studiojnë kualitetin e të jetuarit në qytete të mëdha të botës.
Një nga këto grupe të ekspertëve është edhe ‘Mercer’, i cili për 19 vitet e fundit e ka kryer anketimin vjetor për Kualitetin e Jetës në qytete të ndryshme, përcjell albinfo.ch
Në këtë anketim janë përfshirë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë infrastrukturën, transportin, elektricitetin dhe kualitetin e ujit.
Për të tetin vit me radhë, kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është renditur e para, ndjekur pas nga Cyrihu dhe Aucklandi.
Kjo është lista e plotë e 10 qyteteve më të mira në botë për të jetuar:
1. Vjena, Austri
2. Cyrih, Zvicër
3. Auckland, Zelandë e Re
4. Munih, Gjermani
5. Vancouver, Kanada
6. Dusseldorf, Gjermani
7. Frankfurt, Gjermani
8. Gjenevë, Zvicër
9. Kopenhagë, Danimarkë
10. Bazeli i Zvicrës dhe Sydney i Australisë kanë pikë të njëjta!
Siç mund ta shihni, lista me 10 qytetet më të mira për të jetuar dominohet kryesisht nga qytetet e Evropës Qendrore, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Australisë.