Çfarë i dallon njerëz shumë të suksesshëm si Elon Musk, Operah Winfrey, dhe Mark Zuckerberg nga pjesa tjetër? Dikush intervistoi qindra prej këtyre milionerëve të vetë-bërë për ta zbuluar.
Tom Corley, me profesion llogaritar dhe planifikues financiar, intervistoi 233 individë të pasur, shumica prej tyre ishin vetë-bërë të tillë, në lidhje me zakonet e të përditshme. Më pas, përgjigjet e tyre i krahasoi me ato të 128 individëve të tjerë më të varfër – individë që gjeneronin më pak se $35,000 në vit.
Sipas librit të tij të shumë shitur “Change Your Habits, Change Your Life” (Ndrysho zakonet që të ndryshosh jetën tënde), Korlei shpjegon se si individët e pasur e veçojnë vetveten në disa mënyra specifike. Sipas tij këto janë 7 zakonet që i kanë të përbashkëta.
- Leximi
88% e personave të hulumtuar nga Korlei thonë se i përkushtojnë 30 minuta ose më shumë çdo ditë vetë-edukimit apo vetë-përmirësimit nëpërmjet leximit.
Shumica nuk lexojnë për argëtim; ata preferojnë biografitë, historitë, dhe librat e vetë-përmirësimit.
Por edhe nëse preferenca juaj janë novelat, ato gjithashtu mund t’ju ndihmojnë. Shkenca ka treguar se të lexuarit për qejf mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj. Sipas Korleit, kjo gjë është e vërtetë për shumë lloje historish. Duke cituar autorin, “ato (biografitë) ofrojnë leksione të rëndësishme për jetën që mund të mësohen nga biografitë e njerëzve që shkuan nga shumë të varfër në shumë të pasur.”
“Ato ekspozojnë zakonet mendore, sfidat dhe ulje-ngritjet e këtyre individëve”.
- Ushtrimet
Studimet tregojnë se ushtrimi fizik (fiskultura) i rregullt ndihmon për kthjellimin e mendjes dhe ndjenjën e motivimit.
Sipas Korlei, 76% e individëve të pasur rezervojnë 30 minuta ose më shumë çdo ditë për ushtrime aerobike si ecja e shpejtë, biçikleta, ose ecja normale.
- Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive
“Ju jeni po aq të suksesshëm sa edhe ata me të cilët frekuentoheni rregullisht” shprehet Korlei.
Por edhe nëse nuk keni ende persona shumë të motivuar në rrjetin tuaj personal, mos frigoni. Milionerët e vetë-bërë shpesh ofrohen si vullnetarë, që rezulton edhe në një mënyrë mjaft të mirë për t’u njohur me njerëz pozivitë dhe të motivuar. Gjithashtu, ju mund t’i bashkoheni grupimeve me persona në linjën tuaj profesionale apo personale të interesit, sugjeron Korlei. Ju mund ta zhvilloni marrëdhënien tuaj më tej duke ruajtur kontaktin.
Mbi të gjitha, duhet të jeni përzgjedhës se me kë kaloni kohë. “Njerëzit e suksesshëm i vënë synim vetes që të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj personave toksikë apo negativë” thotë Korlei.
- Përmbushja e synimeve
Milionerët e vetë-bërë nuk bëhen kështu në mënyrë aksidentale, sipas hulumtimit të Korleit. Ata bëjnë plane.
80% e tyre “janë të fiksuar në ndjekjen e synimeve (goals)”, shkruan autori. Ata i’u referohen synimeve afat-shkurtra si dhe atyre afatgjata në mënyrë të rregullt.
“Dua t’ju them se duhet ta shmangni ‘mbështetjen e shkallës tuaj’ (të suksesit) kundrejt murit të dikujt tjetër që më pas të shpenzoni vitet më të mira të jetës tuaj duke i’u ngjitur asaj shkalle,” shprehet Korlei. “Gjeni murin tuaj, ëndrrën tuaj, dhe synimet tuaja, dhe më pas ndiqni ato.”
- Gjumi i bollshëm
Albert Einstein thuhet se preferonte të flinte të paktën 10 orë çdo natë sipas raporteve. Nëse edhe ju funksiononi më mirë kur keni bërë gjumë të bollshëm, atëherë këshilla e Korleit është lajmi i mirë.
Mbi 89% e individëve të pasur flenë shtatë ose tetë orë çdo natë, dhe më shumë.
“Gjumi është kritik për suksesin” shkruan ai, duke cituar efektet që gjumi ka mbi funksionet e kujtesës dhe mendimit kreativ.
- Burime të ndryshme të ardhurash
“Milionerët e vetë-bërë nuk mbahen me vetëm një burim të ardhurash”, thotë Korlei. “Ata zhvillojnë disa burime të ndryshme.”
Po sa burime të ardhurash kanë ata?
“65% e tyre kishin të paktën tre burime të ndryshme të ardhurash para se të akumulonin milionin e tyre të parë,” shprehet Korlei.
Pasja e një biznesi tjetër apo investimeve që gjenerojnë të ardhura si pasuritë e paluajtshme janë disa nga mënyrat e zakonshme të gjenerimit të të ardhurave shtesë.
“Diversifikimi i burimit të të ardhurave ju lejon t’i bëni ballë ulje-ngritjeve ekonomike që ndodhin padyshim do ndodhin”, shkruan ai.
- Shmangja e humbjes së kohës
Paraja nuk është e vetmja resursë për individët e pasur. Koha është një tjetër.
“Kur e investojmë kohën tonë në diçka, ajo nuk kthehet më mbrapsht,” shkruan Korlei.
Ndaj, jini përzgjedhës se me çfarë aplikacionesh e harxhoni kohën tuaj, p.sh. në vend që të harxhoni orë të tëra duke parë filma në Netflix apo duke skanuar Instagram-in.
“Kur filloni ta shihni kohën si riskun tuaj më të madh, kjo do t’ju detyrojë që të ndërgjegjësoheni më shumë mbi mënyrat se si konkretisht ta investoni kohën tuaj,” shkruan Korlei.