A do t’ju ulen pagat edhe gjyqtarëve me vendimin e Kurtit për uljen e pagave?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë pritet ta shfuqizojë vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave prej 100%.

Por, a pritet kjo të ketë implikime edhe tek gjyqtarët?

Ligji për Gjykatat, në nenin 35, thuhet qartë se kryetari i gjykatës supreme nuk guxon të ketë pagë më të ulët se kryeministri, ndërsa gjyqtarët sa 90 për qind e pagës së kryetarit të gjykatës.

Reklama e sponzorizuar

Sipas këtij ligji, pagat e gjyqtarëve do të kthehen siç kanë qenë para vendimit të Haradinajt për rritje të pagave. /Buletini Ekonomik/