Kur flitet për suksesin që dëshironi të arrini në profesionin tuaj, pyetja më e mirë që mund t’i bëni vetes është: “A është puna ime e përshtatshme për këtë?” Ja si qëndrojnë gjërat: nëse doni të gjeni kuptimin në punën tuaj, të realizoheni, qoftë edhe gëzimin në atë që bëni, të qenët vetvetja, vazhdimisht – është thelbësore.
Por në më të shumtën e rasteve, pjesa më e madhe e njerëzve shndërrohen në një person që nuk janë në të vërtetë. Më poshtë janë disa pyetje që do t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse puna që bëni është e duhura për ju…
1.A mendoni se kolegët tuaj, të cilët përgëzohen dhe promovohen në punë, kanë disa aftësi shumë të ndryshme nga ju, edhe pse jeni në të njëjtin rol?
2.A ndiheni shpesh të pasigurt, pasi, sado që të punoni, nuk arrini të përmbushni pritshmëritë e ekipit apo të drejtuesit tuaj?
3.A ju duket mision i pamundur të bëheni një punonjës i suksesshëm në kompaninë tuaj apo në rolin aktual – apo as që e dëshironi këtë gjë?
4.A ju duket e mundimshme puna që bëni, sikur akrepat e orës të ecin ngadalë?
5.Keni ndjesinë që drejtuesi apo kolegët “nuk ju kuptojnë?”
6.Ndiheni shpesh “joproduktivë” në punë, por nuk e kuptoni arsyen?
7.A është siguria, arsyeja kryesore pse qëndroni në punë, apo përfitimet (apo të dyja bashkë?)
8.A ju frikëson më shumë ideja e kërkimit të një pune të re se sa përballimi i përditshëm i detyrave tuaja?
9.A e pyesni shpesh veten se të qenët mediokër në punë është gjëja më e mirë që mund të bëni?
Nëse i jeni përgjigjur me “po” katër ose më shumë pyetjeve, puna juaj mund të mos jetë në përputhje me atë që jeni.
Në këtë rast, gjëja më e rëndësishme që duhet të keni parasysh është: Nuk ka asgjë që nuk shkon tek ju. Thjesht kjo punë nuk është e duhura për ju. Kjo nuk do të thotë që ju të hiqni dorë menjëherë nga puna që bëni. Së pari, ju duhet të kuptoni nëse është e mundur të ndryshoni disa gjëra për ta bërë më të përshtatshme për ju. Ju gjithashtu mund të eksploroni edhe departamente të tjera në kompaninë tuaj për të parë nëse ofrohen mundësi të reja. /monitor/
*Laura Garnett
Burimi: Forbes