Agim Veliu reagon pas zhvillimeve të fundit rreth koalicionit

Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu ka reaguar në Facebook pas lajmeve për një marrëveshje të mundshme për qeverisje në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy partitë po negociojnë për të formuar koalicionin qeverisës pothuajse prej kur kanë përfunduar zgjedhjet e vjeshtës së kaluar.

Mediat kanë raportuar se është hapur rruga për arritjen e kësaj marrëveshje, gjatë takimit të fundit mes përfaqësuesve nga të dy partitë më të mëdha në vend.

Reklama e sponzorizuar

Pjesë e planit është dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i Kryetarit të Kuvendit. I njëjti pritet të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh’, shkruan Veliu në Facebook.

Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.