Albin Kurti shfuqizon edhe një vendim tjetër të Ramush Haradinajt

Në fund të mandatit qeverisës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ia vazhdoi edhe për 3 vjet mandatin drejtorit aktual të Doganës, Bahri Berisha.

Por, me të marrë pushtetin Qeveria Kurti e ka anuluar këtë vendim.

Vendimin e ka anuluar Ministria e Financave që udhëhiqet nga ministri i VV-së, Besnik Bislimi.

Reklama e sponzorizuar

Kjo ministri ka shpallur konkurs për pozitën e drejtorit të Doganës së Kosovës.