Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka larguar terminët për aplikimin për viza afariste. Ky vendim i ambasadës është një lajmi keq për afaristët kosovar.
Ndërmarrësi, Burim Piraj, në një postim në Facebook ka bërë të dikur këtë lajm. Sipas tij një biznesmen kosovar duhet të pres 5 deri 6 muaj për një termin për vizë.
“Lajmi i keq që ambasada Gjermanisë terminet për aplikim për viza afariste i ka hequr! Një biznesmen kosovar që punon me Gjermani 5-6 muaj duhet me pritë për termin për vizë!”, ka shkruar Piraj.
Këtë lajm nuk e kanë pritur mirë as në Odën Ekonomike të Kosovës. Kryetari i OEK, Berat Rukiqi ka kritikuar këtë vendim të ambasadës duke kërkuar lehtësira për bizneset e jo vështirësi.
“Ne kemi informacione që është ndërruar mënyra e aplikimit dhe terminëve në ambasada të ndryshme përfshirë këtu edhe ambasadën e Gjermanisë, por që jemi kundër këtij veprimi, pasi kjo nuk është një qasje e duhur ndajë bizneseve edhe në të kaluarën ka pasur vështirësi po kjo nuk është e drejtë që bizneset të trajtohen si turist”, ka thënë Rukiqi për gazetën inFokus.
Sipas Rukiqit, vonesa në ambasada për bizneset ka shkaktuar problem të mëdha arariste, duke bërë që 60 për qind e biznesmenëve të tregohen jo serioz me partnerët e tyre në vendet ku kanë pasur bashkëpunim.
Në pritje të liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shpenzojnë me miliona euro nga xhepi i tyre çdo vit për viza Shengen. Gazeta ka dërguar pyetjet edhe në ambasadën e Gjermanisë për të marr më shumë detaje për këtë vendim por deri tani nuk ka marr përgjigje.