Bankat komerciale në Kosovë kanë realizuar fitime të majme gjatë vitit 2019-t nga tarifat për shërbime.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Buletini Ekonomik, në total për dhjetë banka sa janë në treg, fitimet nga kjo kategori arrijnë në 41 milionë e 289 mijë euro.
Më së shumti fitime nga tarifat për shërbime ka realizuar banka Raiffeisen me 10.3 milionë euro, e ndjekur nga banka ProCredit me 8.9 milionë euro.
7.3 milionë euro ka realizuar banka NLB, ndërsa banka TEB me një fitim prej 6.8 milionë euro.
Ndërsa bankat tjera nga kjo kategori kanë realizuar së bashku fitime rreth 10 milionë euro. /Buletini Ekonomik/