Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ka uruar për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Apostolova ka shkruar se mezi pret të punojë me kryeministrin Kurti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë për agjendën e përbashkët evropiane.
“Ditë e rëndësishme për Kosovën. Urime për Qeverinë e re! Mezi pres të punojë me kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë për agjendën tonë të përbashkët evropiane për popullin e Kosovës”, ka shkruar Apostolova.