Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë sot vendim për zgjatjen e mandateve të 6 përfaqësuesve specialë të BE-së, të cilët punojnë nëpër rajone të ndryshme.
Mandati i është zgjatur edhe shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.
Siç shkruhet në vendimin e Këshillit Evropian, Apostolovës do t’i zgjatet mandati edhe për 6 muaj të tjerë deri më 31 gusht të vitit 2020.
Në pozitën e Përfaqësueses së Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova ishte emëruar në gushtin e vitit 2016.