Një kosovar është arrestuar në Gjermani nën dyshimet për vrasjen e partneres.
Policia gjeti gruan e vrarë nga disa plumba në makinën që drejtonte kosovari në Minfeld, raportojnë mediat gjermane.
Rasti ndodhi të shtunën e 8 shkurtit kur një patrullë policore ndali një makinë nga e cila shoferi doli me armë në dorë.
Në makinë u gjet e vrarë një 33 vjeçare nga Landau, vdekjen e të cilës e konstatoi mjeku në vendin e ngjarjes.
Me kërkesën e prokurorit i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje.
Hetimet po vazhdojnë derisa policia nuk ka dhënë detaje të tjera.