Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se dje në Prishtinë ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale mashtrim, shkruan Insajderi.
I dyshuari kishte mashtruar një femër dhe një mashkull duke u prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ka marrë nga viktimat rreth 3300 euro kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.