Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po kërkon edhe një rrugë tjetër për t’ia pamundësuar qeverisë Kurti heqjen e taksës.
Gazmend Abrashi, deputeti i AAK-së, ka thënë në emisionin Frontal se partia që ai i takon është duke mbledhur nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme.
Përmes kësaj seance, sipas Abrashit, do të kundërshtohet heqja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake.
“Ne jemi t’u i mbledh votat nga partitë tjera dhe sa mora vesh jemi gati më i siguru nënshkrimet e nevojshme për një seancë të jashtëzakonshme. Votat i kemi kërkuar te PDK dhe NISMA dhe jemi afër për t’i siguruar 40 nënshkrime”, ka thënë Abrashi.