Pozita e Presidentit pati bllokuar bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të arritur deri te një marrëveshje mes tyre.
Por kjo pozitë, siç thuhet në marrëveshjen për bashkëqeverisje mes këtyre dy partive, ka mbetur “pezull” deri “kur t’i vijë koha”.
Në marrëveshje për këtë çështje është shkruar vetëm një rresht.
“Dy kryetarët e subjekteve politike do të dakordohen për çështjen e Presidentit me një akt të veçantë”, thuhet aty. /Buletini Ekonomik/