Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është rebeluar sot me kolegët e saj nga partia.
Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se si erdhi deri tek pakënaqësia e Vjosa Osmanit.
E gjithë kjo ndodhi për shkak të propozimeve për ministra në kabinetin qeveritar.
Në takimin konsultativ që Isa Mustafa pati me nënkryetarët e partisë, pak para se të mbahej mbledhja e Kryesisë së partisë, në mënyrë që t’i dërgoheshin për miratim emrat për ministra, Vjosa Osmani ka shprehur pakënaqsitë e saja.
“Ajo nuk ështe pajtuar me propozimet për emrat e ministrave nga LDK. Ajo në mbledhjen e nënkryetarëve që i kishte ftuar Isa Mustafa për konsulltim, kërkoi që të jetë Ministre e Brendshme dhe Zëvendëskryeministre. Ajo e refuzoi postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky burim i Gazeta Blic.
Ky propozim i saj nuk u pranua nga ana e “Kryesisë së Ngushtë”, çka bëri që ajo te bojkotoj mbledhjen e Kryesisë.
“Për shkak se nuk u miratua kërkesa e saj, Osmani vendosi që ta bojkotoj mbledhjen e Kryesisë”, tha ky burim.
Sipas këtij burimi, Kryesia e LDK-së i ka miratuar emrat e dërguar nga kryetari dhe nënkryetarët e partisë.
“Pra, u miratuan emrat që u kundërshtuan nga ana e Vjosa Osmanit”, ky burim.
Ndërkohë këta janë emrat e propozuar nga ana e Kryesisë së LDK-së për ministra:
Anton Quni – Minister i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministër për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport
Avdullah Hoti: Zëvendëskryeministër i parë
Vjosa Osmani: Kryetare e Kuvendit