Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ua ka vërtetuar dënimet me burg me kusht prej dy vjetësh të akuzuarve F.S. dhe M.S. , për veprën shpëlarje parash.
Atyre gjithashtu, u është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946 mijë e 820 eurove.
Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës 28.03.2019, është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe atë veprimet e të pandehurve nga “shpëlarja e parasë në bashkëkryerje” dhe Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, janë ri-cilësuar në “shpëlarja e parasë në bashkëkryerje” sipas nenit 308 të Kodit Penal të Kosovës dhe nenit 56 par.1, pika 1.1 dhe 1.2 e Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit.
Rivlerësimi juridik nuk ka ndikuar në dënimin e të akuzuarve.
Në çështje tjera aktgjykimi i ankimuar ka mbetur i pandryshuar.