E diela ditë pushimi për bizneset, reagon Autoriteti i Konkurrencës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka reaguar pas njoftimit se dita e diel duhet të bëhet ditë pushimi në të gjitha qytetet e Kosovës.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi ka shpjeguar se si Kushtetuta e vendit, rregullimin ekonomik e parasheh sipas ekonomis së tregut me konkurrencë të lirë, dhe institucioni që ai e udhëheqë, sipas tij është për ta zbatuar këtë dispozitë kushtetuese.

Pra, sipas Prestreshit, deklarimet e përfaqësuesve të Kuvendit se të dielën bizneset nuk duhet të punojnë është tejet shqetësues dhe në kundërshtim të plotë me politikat e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Me këtë rast, kryetari i AKK-së tha se institucioni që ai drejton, si institucion i pavarur i Kuvendit do t’i drejtohet Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit për ta njoftuar se deklaratat e deputetëve të Republikës së Kosovës janë anti-kushtetuese. /Buletini Ekonomik/