Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Istog.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është gjetur nga familjarët e saj ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.