Haradinaj: Kurti me heqjen e taksës siguron pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia


Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook sërish ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa.

“Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai.

Sipas tij Qeveria Kurti me heqjen e taksës ia siguron pushtimin ekonomik të Kosovës, Serbisë.

Reklama e sponzorizuar

“Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguruar pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”, ka thënë ai.

Ai sërish ka bërë thirrja që të mos hiqet taksa pa njohje.

“I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. Tregu vetëm për njohje”, ka shkruar ai.