Haxhiu(AAK): Kurti e bëri kurban Konjufcën për të ardhur në pushtet – sikur Mustafa, Osmanin

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka hedhur akuza ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti duke thënë se po e përdorë Glauk Konjufcën për interesat e tij.

Haxhiu madje ndërsa ka nisur fjalimin e saj para deputetëve, ka pyetur nëse Glauk Konjufca ka dhënë dorëheqje apo jo?.

Megjithatë përgjigjia ndaj saj ka pasuar nga deputetë të VV-së në Kuvend duke thënë se Konjufca edhe nuk është dorëhequr nga posti i Kryeparlamentarit.

Reklama e sponzorizuar

Ai madje e ka quajtur Albin Kurtin monark, me sjellje arrogante.

”Albin Kurti e bëri kurban Glauk Konjufcën vetëm për të ardhur në pushtet, njëjtë siç e bëri Isa Mustafa me Vjosa Osmanin”, është shprehur ajo.