Instituti i Mjekësisë Ligjore arrin në vendngjarje në Gjilan

Gjilani është tronditur nga vrasje shumëfishtë që ndodhi sot në lagjen ‘Bujanina’.

Një zyrtare policore mori jetën e dy prindërve të saj, dy vëllezërve dhe në fund vrau dhe veten.

Në pamje të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet se tashmë në lagjen ‘Bujanina’ kanë arritur edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Reklama e sponzorizuar

Ngjarja që ndodhi sot në orën 13:00 në Gjilan është një ndër më të rëndat të ndodhura viteve të fundit në këtë komunë.