Reagimi i Lamës ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama e ka akuzuar Behgjet Pacollin se ka dërguar në Shqipëri granata dhe gaz lotsjellës. Pacolli paralajmëroi padi ndaj Lamës, duke iu drejtuar me gënjeshtare.
Deklarata e tij, siç transmeton tv21, duket se ka nervozuar Lamën e cila tha se është për të ardhur keq për nivelin e komunikimit publik të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës.
“Kjo tregon edhe një herë se më çfarë niveli intelektual është përfaqësuar Kosova në arenën ndërkombëtare, nga një person që ofendon dhe nuk e di se çfarë peshe kanë fjalët as në gjuhën e tij, lëre më në gjuhë të huaj, e të mos flasim për finesat diplomatike të komunikimit. Në radhë të dytë ky person nuk e ka të qartë se jetojmë në një shoqëri të lirë, ku qytetarët kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, qoftë edhe kritik për ata që qeverisin…Kërcënimi i tij për padi tregon se personi në fjalë nuk i kupton përgjegjësitë shtetërore që i ka pasur dhe i ka dhe se shtetin e ka drejtuar si kompaninë e tij private.”, shkroi Lama.