Jeff Bezos është përballur me kritika që në momentin kur lançoi Amazon si vendin më të mirë për shitjen e librave online, në vitin 1994, dhe që nga ajo kohë ai ka krijuar një strategji për t’u përballur me komentet e ashpra.
Sulmet kanë qenë të shpeshta për Amazon. Titujt e gazetave, se kompania po shkatërrohet, nuk dolën të jenë të vërteta. Vetëm në tetë vitet e fundit, Amazon ka shtuar 530,000 punonjës dhe tani është një nga kompanitë me vlerën më të madhe.
Bezos përballet me kritikat në këtë mënyrë: “Kur ju kritikojnë, në fillim shihuni në pasqyrë dhe vendosni, a kanë të drejtë? Nëse po, ndrysho. Mos bëj rezistencë”.
Ai vijon më tej duke thënë se ka dy lloje kritikash: ato të mirëkuptimit dhe ato egoiste. Kur këto kritika ndajnë përshtypje, një këndëvështrim se çfarë mund të rregullohet dhe çfarë është në interes të konsumatorit, kjo e bën më të lehtë për t’i dalluar nga njëra tjetra.
Kur është fjala për sindikatat që argumetojnë se “Amazon” nuk i paguan punonjësit mjaftueshëm, Bezos thotë se ai beson që kompania e tij ka një komunikim të mirë me punonjësit dhe nuk ka nevojë për një sindikatë si ndërmjetës.
“Nëse do të bëni diçka të re apo inovative, ju duhet të jeni të gatshëm të keqkuptoheni. Nëse nuk e përballoni dot këtë, atëherë thjesht mos bëni asgjë të re apo inovative”.