Zëvendëskryeminisrit të parë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, iu është bashkuar në kabinetin e tij profesori Gazmend Qorraj.
Këtë lajm e bëri të ditur vet Hoti.
Zëvendëskryeministri ka thënë se Qorraj do të ofroj gjithë ekspertizën e tij profesionale për të avancuar agjendën e integrimit evropian të Qeverisë se Republikës së Kosovës.
“Sot kabinetit tim iu bashkua Prof. Gazmend Qorraj.
Prof. Qorraj eshte i pari dhe i vetmi profesor ne Universitetin e Prishtinës qe mban titullin Jean Monnet Chair per integrime evropiane, i perzgjedhur nga Komisioni Evropian. Prof. Qorraj do te ofroje gjithe ekspertizen e tij profesionale per te avancuar agjenden e integrimit evropian te Qeverise se Republikes se Kosoves”, ka shkruar ai.