Mungesa e Gjykatës Ekonomike dhe problemet me përmbaruesit ishin ndër temat kryesore të diskutimit ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi uroi Ministren Hoxha për pozitën dhe shprehu bindjen që së bashku mund të ndikojmë në përmirësim të klimës së të bërit bisnes në vend.
Krasniqi theksoi që një nga problemet kryesore me të cilat bizneset po përballen është mungesa e Gjyktës Ekonomike, e cila po ndikon që lëndët të zvarriten dhe po pengon ardhjen e investitorëve të huaj, prandaj OAK konsideron që aktivizimi i saj është i domosdoshëm.
Anëtari i bordit Hysni Zogaj theksoi mungesën e gjyqtarëve të specializuar, ndërsa anetari i bordit Diamant Elshani u fokusua tek rritja e efikasitetit të përmbaruesve.
Përfqësuesi i biznesit anëtare Kosmonte Foods Edon Bibaj veçoi vonesat në trajtim të lëndëve dhe kërkoi që të bëhet përshpejtimi i procedurave.
Ministrja Haxhiu falënderoi odën për vizitën dhe shtoi që themelimi i Gjykatës Ekonomike është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo do të trajtohet me prioritet.
Sekretari Qemajl Marmullakaj shqyoi që të gjithë akterët janë të pajtimit për krijim të Gjykatës Ekonomike dhe se shumë shpejtë koncept dokumenti do të shkoj për miratim.
Në fund të këtij takimi palët mbetën të bashkëpunojnë në favor të trajtimit të sfidave të bizneseve.
Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtarët e bordit Hysni Zogaj, Diamant Elshani dhe Hasan Gigollaj, koordinatorja Qendresa Ibrahimi, zyrtarja Mirjeta Shala dhe përfaqësuesi i biznesit anëtarë Kosmonte Foods Edon Bibaj.
Ndërsa Ministria e Drejtësisë u përfaqësua nga: Ministrja Albulena Haxhiu dhe sekretari i përgjithshëm Qemajl Markullakaj.