Këshilltarja e Haradinajt analizon Veselin: Amerikanët s’i dojnë labilët

Brenda një periudhe gati 2 vjeçare, Partia Demokratike e Kosovës në krye me Kadri Veselin kanë ndryshuar tri herë qëndrimin për taksën. Në fundin e vitit 2018 i bënin konkurrencë Ramush Haradinajt duke thënë se vendimi për taksë ishte propozim i Enver Hoxhajt, pas presionit amerikan më pas kishin kërkuar suspendimin e vendimit, ndërkohë tashmë kur gjenden në opozitë po i bëjnë thirrje Albin Kurtit të mos dorëzohet para Serbisë, duke aluduar në mos heqjen e taksës.

E qëndrimi i fundit i Veselit i ka rënë në sy edhe emisarit të Trupit, Richard Grenell, i cili dje derisa i ishte drejtuar Veselit me emër, ia kishte rikujtuar se SHBA’të po e kërkojnë heqjen e taksës dhe se Kurti ka të drejtë.

Ndërkohë sot në këtë debat është përfshirë edhe këshilltarja e ish-kryeministrit Haradinaj, qeverisja e të cilit ishte identifikuar me vetë taksën.

Reklama e sponzorizuar

Meliza Haradinaj thotë se amerikanët nuk I duan njerëzit labil, duke aluduar në Kadri Veselin, dhe ndryshimin e qëndrimit të kreut të PDK’së për taksën.

Reagimi i plotë i Meliza Haradinajt:

AMERIKANËT NUK I DOJNË LABILËT

Kush e kish mendu që Kadri Veseli, që dikur fshihej prapa flamurit amerikan kur godiste kryeministrin Haradinaj me kërkesën për suspendimin e taksës 100%, sot nga karriga opozitare mbron mbajtjen e taksës!!!!

I harroi amerikanët, sepse e kuptoi që atyre nuk u hyn në qef duke u servilosur!

Sot, po duket se Kadriu opozitar u duhet ndërkombëtarëve si instrument, që përmes tij të amortizojnë kundërshtimet vendore ndaj vendimit të Albinit se do ta heq taksën, dhe ta gëzojë Serbinë. U duhet si antipod i Albinit, në mënyrë që situata pas heqjes së taksës të duket si ‘ç’kapje e shtetit.’

E Albini sot, si Kadriu dje, gaboi rëndë që ndryshoi qëndrim e u deklarua pro heqjes së taksës:

 1. Pa patur asnjë sinjal se Serbia do kërkojë falje 
     për krimet ndaj shqiptarëve dhe mohimin e 
     tyre; 

 2. Pa njohjen e Kosovës nga Serbia, në kufijtë 
     ekzistues;

 3. Pa analizuar implementimin e përgjithshëm        
     të marrëveshjeve ekzistuese me Serbinë;

 4. Pa mbajtur as edhe një të vetmin takim me 
     familjarët e mbi 1,000 të pagjeturve;

 5. Pa i takuar përfaqësueset/shoqatat e rreth 
     20,000 viktimave të dhunës seksuale gjatë 
     luftës;

 6. Pa i kuantifikuar dëmet e pariparueshme që 
     Serbia ia ka bërë Kosovës me të ashtuquajtura 
     “tërheqje të njohjeve”;

 7. Pa i analizuar raportet e Doganës së Kosovës 
      rreth bilancit tregtar me Serbinë;

 8. Pa u konsultuar me prodhuesit kosovarë rreth 
     efektit që taksa ka patur në prodhim vendor 
     dhe punësim.

Mbase kur të informohet saktë, edhe Albini do të kthehet në qëndrimin e tij origjinal që kishte dikur, se taksa duhet të mbahet. Por, reagimi i fundit i Amb.Grenell na rikujton që politikani që ndryshon qëndrimet, bëhet instrument i të tjerëve!

E ndërsa Serbia e prodhuesit e saj janë në festë, Kadriu e Albini tani duhet të gjejnë rrugën nëse munden, të kthehen në rrugë të mbarë, pa u instrumentalizuar, sepse propaganda se ‘Amerika do të tërhiqet nga Bondsteel’ është harxhuar ?