Këto janë bizneset më të mira që mund të nisni me një buxhet modest

Sipas  survejimit të një kompanie amerikane “Gallup” më shumë se gjysma e punëtorëve amerikanë janë “aktivisht jo të angazhuar” në rolin e tyre, ndërkohë që kompania “Nielsen” thotë se shumica e grave shtëpiake harxhojnë mbi 8 orë në ditë duke parë televizor.

Këto fenomene padyshim që janë shumë të dukshme edhe në Shqipëri. Kjo kohë e harxhuar pa limit, nëse investohet në diçka tjetër me vlerë mund të kthehet padyshim në një biznes të frytshëm e të suksesshëm.

Cdokush me ambicie dhe një ide mund të zhvillojë një biznes të suksesshëm nga shtëpia e tij.

Reklama e sponzorizuar

Një investim në vlerë të vogël mund t’ju sigurojnë paisjet e nevojshme për bazat e biznesit tuaj.

Më poshtë ne po listojmë disa prej profesioneve:

Ekspert në IT :

Në botën e sotme të zhvilluar teknologjike, njohuritë mbi pajisjet e fundit, lidhjet e internetit, aftësia për të ofruar zgjidhje për probleme komplekse mbi programet e ndryshme të hap shumë dyer.

Ka shumë biznese që nuk mund të përballojnë një kompani të mirëfilltë IT dhe ky është një shërbim që ju mund t’ia ofroni edhe nga shtëpia juaj, nëpërmjet Skype apo mjeteve të tjera.

Ekspert Biznesi:

Së fundmi edhe në Shqipëri, sipërmarrësit gjithnjë e më shumë po fillojnë të kërkojnë mendimet e ekspertëve për hartimin e një plani biznesi.

Kjo iu mundëson pronarëve një biznes mjaft të zgjuar, i cili përdor burimet në mënyrë eficente, por mbi të gjitha mëson edhe të përfitojë nga mekanizmat e ndryshëm subvencionues të shtetit. Gjithashtu bën përzgjedhjen e furnitorëve me çmimet më të ulëta dhe lehtësira që kthehen në burim falimnetimi për biznese të tjera.

Një punë që kërkon njohuritë tuaja, të dini të menaxhoni një projekt dhe të jeni të aftë të hartoni një të tillë në mënyrë profesionale.

Grafik Dizajner:

Grafik dizajnerat mund të punojnë në disa projekte të ndryshme njëkohësisht. Ju mund të dizajnoni paketime, postera, logo kompanish, faqet e para të një revistë dhe shumë gjëra të tjera.

Kjo kërkon sigurisht një kurs të mirëfilltë për të mësuar programet kryesore dhe disa kohë eksperiencë.

Një profesion shumë i kërkuar në ditët e sotme ku marketingu është kthyer në diçka vitale për konkurencën në treg ndër biznese.

Llogaritar

Llogaritarët e certifikuar mund të gjejnë punë të rregullta me bizneset, organizatat dhe kompanitë tregtare.

Menaxhimi i financave, mbajtja e bilancit dhe menaxhimi i librave tatimorë janë disa nga detyrat kryesore.

Nëse ju keni mundësinë për të zotëruar një licencë në këtë profesion atëherë duhet të përfitoni patjetër nga kjo mundësi.

Organizues Eventesh

Të hapësh një kompani eventesh do të thotë të menaxhosh gjithçka që përfshihet në organizimin e një konference, mbrëmje çmimesh, ditëlindje, dasma dhe rasteve të tjera.

Duhet të jeni mjaft kreativë, menaxhues të mirë të fondeve dhe të gjeni e vende të përshtatshme sipas rastit.

Të nisesh një biznes mund të duket ide sfilitëse në fillim, por ka plot oportunitete në treg për të ofruar edhe variantin tuaj dhe nuk ju nevojiten shuma të mëdha parash. /SCAN/