Kryeministri Albin Kurti ka folur për herë të parë në mbledhjen e qeverisë para ministrave.
Kurti pasi që uroi kabinetin qeveritar tha se do të punojnë në emër të qytetarëve.
“Është kënaqësi të ju shoh të gjithëve kështu të entuziazmuar për rolin dhe detyrën që e keni marrë dhe e kemi marrë bashkërisht. Po e filloj duke uruar secilin prej jush, për pozitën dhe përgjegjësinë që do ta keni për t’i shërbyer qytetarëve, është mirë ta themi që në fillim që ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë në emër të tyre dhe për ta”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri Kurti tha se nuk do të pushojnë deri sa të shpërblejnë besimin e qytetarëve. Ai shton se do të ishte mirë që ministrat e ri të dilnin më shumë në terren e jo të rrijnë në zyrë.