Kjo është pasuria e Avdullah Hotit, Zëvendëskryeministrit të parë?

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka tri banesa në vlerë prej 230 mijë euro, të gjitha këto të blera në dekadën e fundit.

Në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit ai ka deklaruar rreth 40 mijë euro detyrime financiare.

Pagat vjetore të Hotit nga Kuvendit dhe Kolegji Dardania, pagë sekondare nga Universiteti i Prishtinës arrijë në rreth 45 mijë euro, paga e bashkëshortes nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës është rreth 7000 euro, ndërsa të hyrat nga qiraja e banesave i arrijnë në rreth 1400 euro.

Reklama e sponzorizuar

Përndryshe, Hoti më herët ka qenë ministër i Financave dhe nënkryetar i Komunës së Prishtinës.