Kronologjia e skandalit xhamajkian

Ambasadorja Vlora Çitaku, kishte rekomanduar të mos publikohej lajmi pa e siguruar paraprakisht notën verbale, kur të enjten ua kishte dhënë kumtin krerëve institucionalë për “njohjen” e Kosovës nga Xhamajka. S’e kishin dëgjuar, e për pasojë, njohja është bllokuar.

“Koha Ditore” ka siguruar komunikimin që ambasadorja e Kosovës në Washnington kishte pasur me homologen e saj, por edhe me zyrat relevante në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Përmes telefonit u njoftova që Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë dy telefonatave, Ambasadorja Audery Marks më konfirmoi që vendimi tashmë është marrë dhe së shpejti do të dërgojë notën verbale”, thuhet në informatën e dërguar nga Çitaku, jo veç te presidenti Hashim Thaçi, por edhe në Zyrën e kryeministrit Albin Kurti, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe te vetë kabineti i kryediplomatit Glauk Konjufca. “Për publikim, është mirë të presim edhe notën verbale”.

Reklama e sponzorizuar

Nota verbale nuk ishte pritur.

Fillimisht në Twitter presidenti Thaçi e ka publikuar lajmin, e më pas edhe kryediplomati Konjufca në Facebook. Më pastaj, falënderime kishin shprehur edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani e shumë përfaqësues politikë.