Kuponat fiskal: Njoftim më rëndësi nga ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka bërë përzgjedhjen e fituesve për tremujorin e fundit për të gjithë qytetarët që kanë mbledhur kuponat fiskal.

Janë përzgjedhur 3 fitues me 72 euro, 1 mijë e 360 fitues me 24 euro dhe 1 mijë e 380 fitues me 25 euro.

ATK njofton se lista e qytetarëve fitues do të bëhet publike nesër në ueb-faqen zyrtare të ATK-së, si dhe përmes emailit. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar