Kurti: Do të bëjmë gjithçka që të mos rritet çmimi i rrymës

Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria e tij do të bëj gjithçka që është e mundur që çmimi i energjisë elektrike të mos rritet.

“Si Lëvizje Vetëvendosje ne kemi bërë një padi ndaj një vendimi specifik ndaj ZRRE-së. Nuk është se jemi të kënaqur se si kanë menaxhuar dhe duhet t’i rishikojmë se çfarë kanë bërë. Do të bëjmë gjithçka që mos të ndodhë rritja e çmimit të rrymës dhe keqmenaxhimet t’u faturohen qytetarëve. Do të përpiqemi ta ndryshojmë këtë gjendje”, ka potencuar Kurti.