Edi Rama kryeministri i Shqipërisë pas takimit me të parin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin ka folur para mediave duke thënë se kanë pasur një komunikim të hapur për të quar përpara marrëdhëniet në mes të dy shteteve, shkruan Gazeta Express.
“Më vjen mirë që kemi pasur një komunikim të hapur, të rëndësishëm, intenziv për ku jemi dhe ku duam t’i qojmë marrëdhëniet tona, duke synuar një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim të plotë dhe gatishmëri të plotë reciprokisht”, tha Rama.
Ai ka thënë se do të fillojnë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive që do të mbahet në Shkodër.
“Kemi rënë dakord që të fillojmë menjëherë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë, por një vakum mes të dy mbledhje na imponon që të bëjmë një mbledhje sa më produktive dhe jo vetëm kaq por në të gjitha hapësirat përmes të dy mbledhjeve do të vejmë në funksion ndërshtetëror të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve parlamentare për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve për të identifikuar problematikat dhe për t’i adresuar në funksion qoftë të arritjeve qoftë të nevojave për vendimmarrje të tjera”, ka thënë Rama.
Kryeministri i Shqipërisë tha se kanë diskutuar edhe për lëvizjen e lirë në mes të dy shteteve.
“Kemi diskutuar natyrisht me kryeministrin edhe për procesin e Berlinit dhe do të vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet dhe hapat në funksion të nismës për implementimit të katër lirive themelore të BE-së në rajon ku për ne bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve, ja thash edhe kryeministrit sot që për mua nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve në radhë të parë dhe pastaj edhe lëvizjen e plotë të mallrave të kapitaleve nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmes dhe njerëzve, është themelore që të jemi të gatshëm të angazhuar dhe të qartë në çdo hap për të hequr kufirin mes të dy shteteve dhe për ta bërë hapësirën e përvecsshme të secilit shtet hapësirë të përbashkët. Dua të theksoj që ne jemi qind për qind në përpjekje të Kosovës për të gjithë betejën për të quar përpara procesin e njohjes së plotë përfundimtare si shtet sovran dhe demokratik”, ka shtuar ai.