Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të mbledhë Qeverinë sot në orën 16:00. Kurti, gjithashtu, është takuar mëngjesin e sotëm edhe me komandantin e KFOR-it, Michele Risi.
Takimin e konfirmoi dje gjatë konferencës që mbajti lidhur me publikimin e letrave nga ana e tij, në mes të Hashim Thaçit sa ishte kryeministër me NATO-n, në të cilën thuhej se FSK-ja nuk do të mundë të futet në veri të vendit pa pëlqimin e KFOR-it.
Mbledhja e Qeverisë pritet të fillojë nga ora 16:00.