Kurti: Në Veri shkoj pa FSK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot para gazetarëve se do të shkojë në veri të vendit, por pa praninë e FSK-së.

I pari i Qeverisë ka thënë se do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës, e se do të vizitojë të gjitha qytetet, përfshirë këtu edhe veriun.

Mirëpo, në veri të vendit, Kurti thotë se do të shkojë pa praninë e FSK-së.

Reklama e sponzorizuar

“Ne do të fillojmë dialogun prej poshtë, edhe unë në mandatin tim si kryeministër do të shkoj gjithandej në Kosovë, përfshirë edhe në veri, për mua veriu është Kosova, por, nuk do të shkoj me FSK-në, nuk ka të bëjë përgjigja ime me zotimin e njëanshëm të vitit 2013”, ka deklaruar ai.