Kuvendi i Kosovës pati nxjerrë një rezolutë ku parashihej që shteti të fillonte ndarjen e shtesave për fëmijët, nga 10 euro në muaj. Ky dokument deri më sot ende nuk është zbatuar.
Kjo pikë ka gjetur vend në marrëveshjen për koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në këtë dokument, shkurt thuhet se të drejtë në shtesa kanë fëmijët në dy kategori; për fëmijët në dy vitet e para të jetës së tyre paguhen shtesa deri në 20 euro në muaj, ndërsa për fëmijët deri në moshën 16 vjeçare, paguhen shtesat deri në 10 euro në muaj.
Mirëpo, ajo që mbetet e paqartë është se a do të vlejë kjo për të gjithë fëmijët, apo vetëm për rastet socciale. /Buletini Ekonomik/