Naim Fetahu është kandidat i PDK për kryetar të Komunës së Podujevës.
Ky qytet do t’i nënshtrohet procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor pasi që kryetari i deritanishëm, Agim Veliu ka marrë pozitë ministrore, shkruan Insajderi.
Fetahu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në të kaluarën.
Në garë për të parin e kësaj komune janë edhe Nexhmi Rudari nga LDK dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje