Në mbledhjen e mbajtur të kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, është zgjedhur kandidati për kryetar të Komunës.
Nexhmi Rudari do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës.
Në këtë takim ka qenë edhe ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, i cili dha dorëheqje për shkak se mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.