Njeriu që punoi për fushatën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama dhe që ndihmoi Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka thënë disa fjalë një ditë pas zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë, raporton Gazeta Express.
Arun Chaudhary ka publikuar fotografitë e Albin Kurtit sot gjatë parakalimit pranë gardës së FSK-së, duke shkruar se është e mundur që të krijohet një botë më e mirë.
Ai tutje ka shkruar se kishin menduar se nuk është e mundur që kjo të ndodhte në Kosovë. Chaudhary aktualisht ështe i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders kandidat për President të SHBA’ve.