Edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmit ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
Përmes një postimi të tij, Abdixhiku ka thënë se një sulm i tillë është i trishtë në çfarëdo aspekti që ta shikosh.
Sipas tij, argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e terma “tradhtarë dhe shpihunë”
“Shteti, era shtet si akt e si koncept i tremb. Pa pushtet e me gjithë reformat që pritet të vijnë rend bëhen edhe më agresiv. Sulmi ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë – si mjet, si formë, si arsye. Argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e dhunë – me terma “tradhëtarë e shpihunë”! Është viti 2020. Përpjekjet agresive për të ndaluar kthimin e Republikës në rrugë të mbarë e për të na izoluar e dërguar të gjithëve në theqafje – duhen të dënohen nga secili me minimalisht dinjitet”, ka shkruar Abdixhiku.