Lutfi Haziri i kërkon Kurtit ta heqë taksën: Vendimet e vështira e bëjnë të suksesshëm një lider

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti heqjen e taksës dhe vazhdimin me reciprocitet duke thënë se është koha për vendim të vështira po të nevojshme, raporton Gazeta Express.

Haziri ka shkruar në profilin e tij në Facebook se vendimet e vështira e bëjnë të suksesshëm një udhëheqës.

Ai thotë tutje se këto vendime mund të mos jenë të duhura tash, por janë të domosdoshme për të ardhmen.

Reklama e sponzorizuar

“Koha për të hequr tarifën. Vlerësimet për reciprocitetin shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira por të nevojshme”, ka shkruar Haziri.

Sipas marrëveshjes për koalicion LV – LDK, tarifa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja do të hiqet nga qeveria, posa që të aplikohet reciprocitet i plotë, ekonomik, politik dhe tregëtar me këtë shtet.