Mandati i plotë i Kryeparlamentarit, VV e LDK pajtohen të mos luajnë më me këtë pozitë

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka bërë të ditur se me VV’në janë [ajtuar se mandati i kryeparlamentarit të jetë i plotë dhe jo njëvjeçar

Mustafa theksoi se kandidati i LDK’së për kryetar të Kuvendit do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e nesërme të Kuvendit.

“Sa i përket kryetarit të Kuvendit është arritur marrëveshja që VV, meqenëse i takon me Kushtetutë dhe me Ligj, ta propozojë kandidatin për kryetar, do të thotë Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë kandidatin e LDK’së për kryetar dhe atë me mandat të plotë dhe jo me mandat të shkallëzuar ose me mandat 1-vjeçar”, tha Mustafa.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, me asnjë votë kundër.

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, i cili ka thënë se ishin unanimisht pro marrëveshjes me Vetëvendosjen.

“Në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër, asnjë abstenim, ka miratuar marrëveshjen LDK-LVV për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa.