Ministri Mustafa tregon se kur mund t’i marrin bujqit subvencionet e vitit 2019

Sektori i bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, është deklaruar sa i përket pagesave të subvencioneve për sektorin e bujqësisë për vitin 2019, pasi ende nuk janë paguar pjesa e fundit.

Ai ka thënë se në muajin shkurt janë paguar rreth 3 milionë kurse pjesa tjetër pritet të paguhet gjatë muajit mars të këtij vitit.

Reklama e sponzorizuar

“Fatkeqësisht pas të marrjes së qeverisë kemi trashëguar një buxhet të papërfunduar në mungesë të Kuvendit  prandaj jemi ende ne fazën ku po alokojmë 1/12  për secilin muaj . Sipas informatave që kemi marrë  në muaj shkurt janë paguar 3 milionë euro në muaj mars pritet të paguhet pjesa tjetër e viti që është 2.5 milionë euro, shkruan Insajderi.

Ai po ashtu ka treguar lidhur me subvencionet për këtë vit.

“Fillimisht do të dërgojmë në qeveri kërkesën që të alokojmë 1/12 për muajin mars  në ndërkohë do të punojmë edhe si qeveri që të kemi buxhetin për vitin 2020 dhe kornizën afatmesme për tri vitet e ardhshme” , ka thënë Mustafa për Dukagjinin.